Lakër e grirë turshi me uthull, receta më e mirë e dimrit

Ushqime

Lakër e grirë turshi me uthull, receta më e mirë e dimrit

Më: 5 janar 2021 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Turshitë janë fantastike veçanërisht gjatë periudhës së dimrit. Ato shoqërojnë në mënyrë fantastike gatimet e ngrohta duke u dhënë një shije të veçante çdo pjate në tryezë.

Kjo është pikërisht periudha ideale e përgatitjes së tyre, të cilat më pas mund t’i shijoni edhe për muajt në vijim.

Përgatitja e Lakrës së Grirë Turshi me Uthull

Përbërësit:

( Receta më poshtë është për 5 kg lakër turshi )

5 kg lakër e bardhë

4-5 karota (sipas dëshirës)

3 litra ujë

700 ml uthull (rrushi ose molle)

150 gr kripë

2 lugë gjelle sheqer

Përgatitja

Fillimisht, AgroWeb.org ju udhëzon të grini lakrën imët bashkë me karotat dhe nëse dëshironi shtoni edhe disa speca jeshilë ose të kuq.

Grijini të gjitha hollë dhe përzieni bashkë në një enë të madhe.

Në një tjetër enë të madhe përgatisni shëllirën, shtoni ujin, kripën, sheqerin dhe uthullën. Përziejini mirë me njëra tjetrën.

Më pas, shtoni ujin në enën ku keni lakrën e grirë dhe lëreni ashtu përreth 3-4 orë.

Në vijim, vendosni lakrën e grirë në kavanoza të mëdhenj dhe mbusheni me shëllirën e përgatitur.

Mbylleni kavanozin ose kavanozat hermetikisht dhe lërini në një vend të freskët përreth 2 javë, e më pas mund t’i konsumoni.

Pasi të keni hapur kavanozin ruajeni më pas në frigorifer.

Kur t’i shërbeni, sipas dëshirës mund t’i shoqëroni edhe me vaj ulliri dhe pak piper të zi apo spec djegës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat