Tri dietat më të mira nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme

Ushqime

Tri dietat më të mira nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme

Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:22
Ilustrim

Zgjedhja e dietave më të mira për vitin 2021 nuk është detyrë e lehtë, por një ekip ekspertësh nga US News & World Report e kanë bërë këtë gjë në listën e tyre të sapo publikuar.

Faqja shpjegon se ata kaluan muaj duke kërkuar dhe konsultuar profesionistët shëndetësor me specialitete në të ushqyerit, psikologji, diabet, sëmundje të zemrës dhe më shumë. Ata vështruan se sa lehtë mund të ndiqen dieta të caktuara, nëse sjellin humbje peshe afatshkurtër ose afatgjatë, sa të sigurta janë ato dhe përfitimet e mundshme shëndetësore.

Pas gjithë kësaj, nuk është për t’u habitur që dieta mesdhetare edhe një herë ka kryesuar renditjen e dietave më të mira në përgjithësi.

Ushqimet e dietës mesdhetare

Dy dietat e radhës në listën e tyre ishin: ‘Dieta dash’ dhe ‘dieta fleksitariane’. E para qëndron për “qasje dietike për të ndaluar hipertensionin” dhe, siç mund ta mendoni ndoshta, përqendrohet në shëndetin e zemrës duke u mbështetur në ushqime që ulin presionin tonë të gjakut.

“Thekson ushqimet që ju është thënë gjithmonë të hani (fruta, perime, drithëra, proteina dhe qumësht me pak yndyrë), të cilat janë të larta në lëndë ushqyese që ulin presionin e gjakut, si: kalium, kalcium, proteina dhe fibra”, shpjegon US News & World Report.

Sa për dietën fleksitariane, “kryesisht vegjetariane” shihet si një terren i mirë mesatar për ata që duan të rrisin marrjen e ushqimit me bazë bimore, por nuk janë mjaft të gatshëm t’i thonë lamtumirë tërësisht mishit. Ndjekja e këtij plani të ngrënies është treguar jo vetëm që ndihmon në rënien e kilogramëve, por gjithashtu mban larg diabetin falë të gjitha fibrave dhe antioksidantëve që gjenden zakonisht te perimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat