Cilat ushqime shkaktojnë alergji?

Ushqime

Cilat ushqime shkaktojnë alergji?

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:12
Foto Ilustrim

Nëse dëshironi të kuptoni cili ushqim ju shkakton alergji, atëherë hiqni nga ushqimi qumështin e lopës të parin.

A e dini se rreth 140 lloje ushqimesh shkaktojnë alergji?

Megjithatë 90% të alergjive ndaj ushqimit janë të lidhura me 8 produkte specifike:

• Qumështi i lopës
• Veza e pulës
• Kikirikët
• Ushqimet me sojë
• Gruri
• Peshku
• Midhjet dhe frutat e detit
• Arrorët (arrat, bajamet, lajthitë, gështenjat, shqemet, arrat amerikane, kikirikët, arrat e Brazilit etj)

Nëse dëshironi të kuptoni cili ushqim ju shkakton alergji, atëherë hiqni nga ushqimi qumështin e lopës të parin.

Ky qumësht përmban 25 molekula të ndryshme që sipas shkencëtarëve kanë potencialin për të shkaktuar një reagim alergjik.

Qumështi i lopës përmban një proteinë të quajtur kaseinë, e cila përdoret në shumë produkte të tjera dhe gjendet edhe në ushqimet e sojës.

Nëse dyshoni që jeni alergjik ndaj qumështit të lopës, atëherë duhet të hiqni dorë edhe nga produkte që janë të prodhuara nga ky qumësht.

Këtu futen kremërat, salcat kremoze, akulloret apo edhe çokollata me qumësht.

Mënyra e prodhimit, përpunimit, trajtimit dhe magazinimit të një ushqimi është gjithashtu një faktor në shkaktimin e një reagimi alergjik.

Për shembull, disa ushqime kanë në përmbajtjen e tyre disa molekula që shkaktojnë alergji, të cilat për fat të mirë shkatërrohen nga nxehtësia.

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë ndaj qumështit të lopës janë shprehur se kur kanë pirë qumësht të ngrohtë nuk kanë pasur të njëjtat simptoma si më parë.

Kjo si rrjedhojë e nxehtësisë që ka shkatërruar molekulat toksike. Nga ana tjetër, molekulat e kikirikëve mund të shkaktojnë reagime të rënda toksike, por ato janë rezistente ndaj nxehtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat