Receta e Cekës: Qofte me kungulleshka

Ushqime

Receta e Cekës: Qofte me kungulleshka

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:01
Foto Ilustrim

PËRBËRËSIT:

400 gr kungulleshka të reja, 200-300 gr mish të bluar, 100 gr djathë të fortë e të yndyrshëm, 100 gr galetë, 2 vezë, majdanoz dhe fletë selinoje të grirë hollë, kripë, piper, vegetë, yndyrë për fërgim. Në masën e kungulleshkave të gërryera dhe të kaluara në rende (nëse kungulleshkat janë më të vjetra, ato qërohen, vlohen pak në ujë të njelmët, pastaj bluhen në makinë mishi), shtohen mishi i bluar, vezët, majdanozi dhe selinoja, gjysma e galetës, kripa, piperi, vegeta, në fund djathi i kaluar në rende.

Nga masa e përzier mirë, me duar të lagura , bëhen qoftet.

Qoftet kalohen në galetë dhe fërgohen në yndyrë të nxehtë, gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë nga të gjitha anët. Shërbehen të nxehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat