Para se sezoni i limonëve të mbarojë, mësoni të bëni një marmalatë si kjo

Ushqime

Para se sezoni i limonëve të mbarojë, mësoni të bëni një marmalatë si kjo

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 09:41
Foto Ilustrim

E shkëlqyer për t’u përdorur në ëmbëlsira apo për të shoqëruar bukën, kjo marmalatë ka një aromë të shkëlqyer. Përpiquni të zgjidhni limonë bio.

Koha e përgatitjes: 20-25 minuta

Koha e pushimit: 48 orë

Koha e gatimit: 50 minuta

Përbërësit:

1 kg limonë me lëkurë të hollë

600-700 gramë sheqer

Ujë

Sipas dëshirës: karafil ose yll anise

3 vazo prej 150 ml të pastruara, sterilizuara dhe kapakë që u mbyllen mirë

Përgatitja:

-Rregulli i parë për të përftuar një marmalatë të mirë është të zgjidhni limonë të një cilësie të mirë, aromatikë, të pjekur në diell. Sigurisht, me lëkurë të hollë.

-Lajini me kujdes ata, duke u fërkuar lëkurën me një furccë ose lugë për të eliminuar ndonjë papastërti të mundshme.

-Pritini në feta të holla prej pak milimetrash. Hiqni ekstremitetet e limonëve dhe farat.

-Transferojini më pas limonët e kulluar në një tenxhere, mbulojini me ujë të pastër dhe ziejini për pesë minuta.

-Ruani 350 ml nga uji dhe pjesën tjetër kullojeni.

-Rivendosni limonët në tenxhere, shtoni sheqerin dhe ujin e lënë mënjanë dhe ziejeni marmalatën për 40-45 minuta.

-Pas kësaj kohe, kontrolloni dendësinë: duke vendosur pak marmelatë në një pjatë të pozicionuar vertikalisht, ajo duhet të rrëshqasë shumë ngadalë.

-Kur të jetë gati, sipas dëshirës mund ta lini sicc është ose ta fruloni me mikser.

-Hidheni nëpër vazo marmalatën, mbyllini mirë dhe kthejini përmbys, një proces i rëndësishëm për ruajtjen e duhur të tyre.

-Nëse dëshironi, mund t’i aromatizoni vazot me erëzat e sugjeruara.

-Pas gjysmë ore kontrolloni nëse vazot kanë rrjedhur dhe më pas vendosini drejt.

Lëreni marmalatën të ftohet dhe më pas mund ta konsumoni direkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat