Sallatë e freskët dhe aromatike

Ushqime

Sallatë e freskët dhe aromatike

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Kjo pjatë bashkon përbërës të freskët dhe të shijshëm për një recetë të lehtë, por të pasur. Preferohet për darkë ose gjatë pushimit në zyrë apo piknik. Lexoni recetën më poshtë:

Përbërësit:

150 gr sallatë cicorino ceriolo

100 gr sallatë jeshile

50 gr djathë i bardhë i butë

100 gr proshutë e tymosur

100 gr proshutë e pjekur

8 vezë thëllëze

1 degë manxurane

1 degë trumëz

1 tufëz majdanoz

1 lugë gjellë mustardë e ëmbël

1 lugë uthull molle

5 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja:

1. Lani vezët e thëllëzës, shtojini në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe ziejini për 3 minuta nga koha që marrin valë. Më pas thyejuni lëvozhgën  me kujdes dhe lërini në një enë me ujë të ftohtë për 5 minuta; pastaj qërojini dhe pritini përgjysmë. Pastroni dhe lani sallatat dhe bimët aromatike, kullojini dhe thajini mirë. Merrni gjethet e manxuranës, trumzës dhe majdanozit të grirë. Copëtojini sallatat me duar dhe shtojini në enën e servirjes; më pas shtoni dhe bimët aromatike dhe përziejini.

2. Prisni 2 llojet e proshutës në shirita dhe më pas në kubikë, pastaj shtojani sallatës. Shtoni më pas djathin e butë  të prerë në copëza dhe në fund shtoni vezët e thëllëzës pa i përzier.

3. Përgatisni salcën. Në një tas hidhni pak kripë e piper, uthullën dhe mustardën dhe përziejini me rrahëse vezësh duke shtuar gradualisht vajin e ullirit derisa salca të homogjenizohet.

4.Shtojani salcën sallatës dhe përziejeni me delikatesë. Më pas servireni në tryezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat