Stresi problemi i të gjithëve! Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të lehtësoheni prej tij

Ushqime

Stresi problemi i të gjithëve! Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të lehtësoheni prej tij

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 21:21
Ilustrim

Ndër ushqimet që hani çdo ditë, disa prej tyre janë mjaft efektivë kundër stresit. Prandaj, nëse ndiheni të lodhur dhe po kërkoni mënyra se si ta luftoni stresin, bëni disa ndryshime në dietën tuaj ushqimore.

Fasule

Një filxhan fasule siguron 13% të kalciumit, 30% të magnezit dhe 24% të kaliumit për të cilin kemi nevojë çdo ditë. Është gjithashtu një zgjedhje e mirë gjatë periudhës së agjërimit por dhe për vegjetarianët.

Kos pa yndyrë

Një filxhan kos siguron 49% të kalciumit, 12% të magnezit dhe 18% të kaliumit të marrjes së nevojshme ditore. Kosi i freskët është i përsosur për mëngjes.

Manaferrat

Manaferrat janë të pasura me përbërës natyralë të quajtur flavonoide. Një studim zbuloi se konsumimi i tyre mund të parandalojë hipertensionin dhe ndoshta të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut.

Patatet

Patatet janë të pasura me kalium dhe magnez, dy minerale që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Ato janë gjithashtu të pasura me fibra, të cilat janë thelbësore për një dietë të shëndetshme të përgjithshme. Konsumoni një patate të pjekur për darkë dhe në vend të salcës së kosit ose gjalpit shoqërojeni atë me kos.

Banane

Bananet janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të shtuar kalium në dietën tuaj. Shoqëroni drithërat me banane ose bollgur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat