Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga mosmbajtja e urinës

Ushqime

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga mosmbajtja e urinës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Personat që vuajnë nga mosmbajtja e urinës, ose siç quhet ndryshe fshikëz tepër aktive kanë probleme të shumta me gjumin, stresin psikologjik dhe jetën e përditshme. Por nuk duhet të shqetësoheni, ka disa mënyra që mund t’i bëni në shtëpi për të mos patur një problem të tillë në përditshmërinë tuaj. Një nga këto është mënyra e të ushqyerit:

–Qumësht, peshk, vezë: Vitamina D, e cila gjendet në këto ushqime, redukton rrezikun e mosmbajtjes së urinës, sidomos te gratë.

–Banane, misër dhe patate këto janë ushqime të pasura me magnez të cilat ndihmojnë në reduktimin e spazmave të muskujve. Magnezi është gjithashtu i rëndësishëm sepse inkurajon fshikëzën që të zbrazet plotësisht dhe kështu parandalon urinimin e shpeshtë.

–Bukë thekre dhe gruri janë të pasura me fibra të cilat përmirësojnë funksionin e zorrëve. Mjekët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta, drithëra dhe fasule, ushqime të pasura me fibra.

–Fara kungulli, këto përdoren për trajtimin e problemeve urinare, duke përfshirë fshikëzën tepër aktive. Farat e kungullit kanë funksionin të rrisin prodhimin e testosteronit duke forcuar muskujt e legenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat