Mini sanduiç me djathë rozë

Ushqime

Mini sanduiç me djathë rozë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Edhe pse është një pjatë e shpejtë, që përgatiet thuajse për 5 minuta, nuk është e pa shëndetshme. Zgjidhni djathin filadelfia pa yndyrë dhe bashkë me panxharin do të marrë një shije shumë të mirë e të freskët. Edhe në rast se fëmijët refuzojnë ta hanë panxharin në sallatë, mund t’i ‘gënjeni’ që ta hanë në këtë mënyrë.

Përbërësit për 6 copë (aq sa në fotografi)

Bukë e bardhë për tramezzini, 3 feta të gjata
100 gr djathë filadelfia
¼ panxhar i kuq i zierë paraprakisht
Kripë, piper
Gjalpë

Përgatitja:

Në blender grijmë djathin me panxharin, pak kripë dhe piper derisa të kemi një krem homogjen me ngjyrë. Presim fetat e bukës në 6 kuadrate. I lyejmë secilën me pak gjalpë dhe një shtresë me kremin e mësipërm. I vendosim sipër njëra-tjetrës, i vendosim sipër nga një kruajtëse dhëmbësh dhe i ruajmë në frigorifer të mbuluar me letër plastike për kuzhinë deri në momentin që do t’i shërbejmë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat