Mënyra e ushqimit sipas tipit të figurës: Çfarë dhe kur duhet të hani

Ushqime

Mënyra e ushqimit sipas tipit të figurës: Çfarë dhe kur duhet të hani

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:02
Ilustrim

Po ju sjellim dietën për trupin në formë të orës së rërës, mollës, dardhës dhe kënddrejtë.

Karakteristikat e figurës: Supe dhe gjoks masiv, torzo vizualisht e rritur; Mungesë e theksimit të belit.

Nutricionistët rekomandojnë: Minimum të marrjes së karbohidrateve, ndërkaq shtim të marrjes së fibrave. Damat të cilat kanë këtë formë të trupit, luftojnë me kolesterinën dhe kanë rrezik nga zhvillimi i diabetit dhe i problemeve shëndetësore. Këto dama kanë nivel të shtuar të kortizolit, hormon i stresit.

Çfarë të bëni?

Shtrijuni vazhdimisht: Joga dhe shtrirja do t’ju shpëtojnë.

Në ushqim fokusohuni në marrjen e karbohidrateve “të ngadalshme”, për shembull: hikrrën dhe melin. Mishin kreshmor mos e përjashtoni.

Përfundim: shmangni ushqimin e yndyrshëm.

Dieta për tipin e trupit: Dardhë

Karakteristikat e figurës: Vithe masive dhe kërdhokulla të theksuara, gjunjë të rrumbullakuar; bel të hollë, ndërsa supe dhe gjoks vizualisht më të ngushtë se kërdhokullat. Tepricat e kilogramëve gjithmonë janë të bukura për kërdhokulla dhe vithe.

Nëse keni tip të këtillë të trupit, nga ushqimi eliminoni karbohidratet dhe mishin.

Rekomandohet të hani: perime dhe fibra; kos; mish kreshmor; pemë me kokrra dhe, kryesisht, pemë.

Patjetër hiqni nga ushqimi: pijet me sheqer; pjekurinat dhe ëmbëlsirat, si edhe gjalpin dhe frutat arrore.

Ushtrimi: Për ju është vrapimi klasik.

Dieta për tipin e trupit: Orë e rërës

Karakteristikat e figurës: Vëllimi i gjoksit dhe i kërdhokullave është përafërsisht i njëjtë; shtresat yndyrore grumbullohen në mënyrë të harmonishme, njësoj edhe në pjesën e sipërme por edhe në pjesën e poshtme të trupit. Beli është dukshëm i theksuar.

Kushtoni kujdes mënyrës së shëndetshme të ushqimit dhe ushtrimeve. Rekomandohen joga, aerobia, vallëzimet…

Është e nevojshme që në ushqim të shtoni perime me fletë; mish gjedhi, vezë, arra, produkte jo të yndyrshme të qumështit.

Eliminoni ëmbëlsirat!

Dieta për tipin e trupit: Kënddrejtë

Ky tip i trupit, i ashtuquajtur “femër djalosh”: supe të ngushta; kërdhokulla të ngushta; gjoks të vogël.

Kur femra e tillë shton kilogramët, yndyrat grumbullohen në stomak dhe në kërdhokulla. Është e dobishme që në ushqim të përfshihen proteinat dhe peshku i yndyrshëm.

Të kufizohen: kafja dhe ëmbëlsirat.

Aktiviteti fizik: ushtrime të lehta, pilates, aerobi, vallëzim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat