Këto ushqime dhe pije e bëjnë vaksinën anti-covid të padobishme

Ushqime

Këto ushqime dhe pije e bëjnë vaksinën anti-covid të padobishme

Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Ushqimet e përpunuara bëhen nga shumë përbërës të dëmshëm, si mielli i bardhë, sheqerna të përpunuar dhe yndyrna të pashëndetshme.

Studimet e shumta shkencore, në të cilat AgroWeb.org bazohet, kanë arritur në përfundimin se e vetmja gjë që bën çdo vaksinë më pak të efektshme është mbipesha, shkruan “AgroWeb”.

Espertët e shëndetit theksojnë se regjimi ushqimor luan një rol të madh në mirëqenien tuaj

Për të përmirësuar shëndetin tuaj, në mënyrë që të nxisni më tepër reagimin e trupit tuaj ndaj vaksinimit , duhet të konsumoni më tepër fibra, të pini më shumë ujë dhe patjetër të shmangni ushqimet që kemi listuar më poshtë, sa më shumë që të mundeni.

Pijet Me Sheqer
Efektet anësore të pijeve me sheqer përfshijnë shtim në peshë, rrezik më të lartë të diabetit, prishjen e dhëmbëve, dhjamin e tepërt rreth belit, dhimbje të kyçeve, probleme me veshkat, rrezik më të shtuar të sëmundjeve të zemrës, kolesterol më i lartë, shëndet i dobët i zorrëve, probleme hormonale (kryesisht në lidhje me leptinën, hormonin e urisë), humbje të kujtesës, dehidrim, rënie të flokëve dhe fryrje të stomakut.

Ushqimet E Përpunuara
Ushqimet e përpunuara bëhen nga shumë përbërës të dëmshëm, si mielli i bardhë, sheqerna të përpunuar dhe yndyrna të pashëndetshme.

Këto produkte priren të kenë aditivë që rrisin nivelin e yndyrës, natriumit dhe sheqerit për të rritur jetëgjatësinë e tyre ose për të shtuar shijen.

Më të dëmshmit janë patatet e skuqura, donutët, drithërat që janë të mbuluara me sheqerna të shtuar dhe buka e bardhë.

Pijet Energjike
Pijet energjike mund të jenë një nga zgjedhjet më të këqija që mund të bëni.

Ato janë plot me stimulues si kafeina dhe derivate të ngjashme, që mbingarkojnë gjëndrat tuaja të veshkave dhe ju bëjnë të vareni prej tyre për më shumë “energji “.

Por mbi të gjitha ju do të merrni një dozë të lartë të sheqerit, të konsevantëve dhe të ngjyruesëve artificialë.

Ushqimet e Shpejta (Fast Food-et)
Ushqimi i shpejtë përpunohet shumë dhe përmban shumë sheqerna të shtuar, yndyrna dhe kripë.

Përbërës me cilësi jashtëzakonisht të dobët, përdoren për të ulur kostot e ushqimeve të shpejta.

Pijet Alkoolike
Efektet anësore të alkoolit janë të shumta. Më të rrezikshmet janë shtimi në peshë, rreziku i shtuar i sëmundjeve të zemrës, infertiliteti, osteoporoza dhe dëmtimi i mëlçisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat