Lazanje me mish të bluar

Ushqime

Lazanje me mish të bluar

Më: 16 mars 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT

250-300 gr brumë për lazanje (të gjelbër ose të bardhë), 3 qepë, 350 gr mish të bluar të yndyrshëm, 50 gr proshutë, kripë, piper, borzilok, 1/2 kg. domate dhe 1 konservë të vogël pure domatesh, 1. 5 dcl verë të bardhë, 1 lugë gjalpë, 125 gr kërpudha të freskëta, 2 lugë të rrafshuara miell, 3 lugë ajkë, 1 tubë majdanoz të grirë, 100 gr djathë ementaler.

Fërgohen qepët e grira imët. Shtohen mishi i bluar, proshuta e prerë imët dhe kripa e piperi. Domatet përvëlohen, u hiqet cipa, priten në kubikë të vegjël dhe i shtohen mishit së bashku me purenë e domateve. Kësaj mase i shtohet vera dhe vlohen 5 minuta.

Hidhen kërpudhat e prera hollë dhe vazhdon zierja edhe 5 minuta. Pastaj i shtohen mielli, ajka, kripa piperi dhe, duke e përzier vazhdimisht, i shtohen majdanozi dhe borziloku i grirë hollë.

Lazanjet zihen 8 minuta, shpërlahen me ujë të ftohtë dhe kullohen. Në tepsi shtrohet një pjesë e lazanjeve, hidhen mishi i bluar dhe afro 50 gr djathë, mbulohet me pjesën tjetër të lazanjeve, mbi hidhen kërpudhat, e mbi to pjesa tjetër e djathit. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 190 gradë C për t’u pjekur për 35 minuta. Shërbehen të nxehta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat