Qofte të ziera perimesh

Ushqime

Qofte të ziera perimesh

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:05
Foto Ilustrim

Kjo recetë është marrë nga emisioni "Në kuzhinë me mamin"

Përbërësit:

1 panxhar mesatar

1 vezë

 200 gramë spinaq

½ filxhan çaji bizele

 2 karota

4-5 lugë miell gruri

4-5 lugë miell misri

200 gramë djathë kaçkavall i grirë

1 qepë të vogël të thatë ose të njomë

 piper

 majdanoz

 kopër

Për dekorim:

 1 domate

1 kastravec

 1 degë majdanoz

Përgatitja:

Qoftet me karota

Ziejmë karotat, i kullojmë nga lëngu të cilin e ruajmë më vete, i kalojmë në mikser, e përziejmë me një pjesë të vezës së rrahur më parë, miell gruri dhe misri sa të lidhen, kaçkavall, kripë e piper. I bëjmë si topa të vegjël sa një kokërr arre dhe i lëmë mënjanë.

Qoftet me bizele dhe spinaq

Skuqim bizelet me qepën e prerë imët, shtojmë koprën, majdanozin, pak nga lëngu i karotës, gjethet e spinaqit të prera dhe i lëmë të ziejnë pak. I kalojmë në mikser, e përziejmë me një pjesë të vezës së rrahur më parë, miell gruri dhe misri sa të lidhen, kaçkavall, kripë e piper. I bëjmë si topa të vegjël sa një kokërr arre dhe i lëmë mënjanë.

Qoftet me panxhar

Ziejmë panxharin, e grijmë imët në mikser, e përziejmë me pjesën e mbetur të vezës së rrahur, miell gruri dhe misri sa të lidhen, kaçkavall, kripë e piper. I bëjmë si topa të vegjël sa një kokërr arre dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere vëmë të ziejë lëngun e karotave, të cilit, në varësi të sasisë së qofteve, mund t’i shtojmë dhe pak ujë. Hedhim brenda, të parat, qoftet me karota dhe qoftet me bizele e spinaq. Pas 5 minutash i heqim me ndihmën e një luge me vrima dhe vazhdojmë me qoftet e panxharit. I vendosim në enën ku duam t’i shërbejmë dhe sipas dëshirës, i hedhim sipër pak vaj ulliri.

Këshillë: Këto qofte mund të përgatiten edhe me lloje të tjera perimesh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat