Shije magjepsëse orientale: Sytliaçi origjinal turk është një kënaqësi për grykësit e vërtetë!

Ushqime

Shije magjepsëse orientale: Sytliaçi origjinal turk është një kënaqësi për grykësit e vërtetë!

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Nëse jeni adhurues i sytliaçit, atëherë është koha e duhur të provoni recetën origjinale nga Turqia, në mënyrë që të kënaqeni me shijen e veçantë

Përbërësit:

– 6 gota ujë;
– 2 gota oriz;
– 3 gota qumësht;
– 15 lugë sheqer;
– 2 qese të vogla sheqer vaniljeje;
– 1 buding vaniljeje;
– kanellë, nëse dëshironi.

Përgatitja:

Vendoseni ujin në shporet, dhe kur të vlojë qitni orizin dhe përzieni që të mos digjet.

Kur të jetë pothuajse gati, shtoni qumështin, sheqerin dhe sheqerin e vaniljes.

Pak para se të përfundojë, derisa tretja është ende e hollë, në të tundni pudingun të cilin më parë e keni përzier me pak qumësht.

Lëreni të vlojë edhe një herë dhe hiqeni nga shporeti.

Shijojeni!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat