Flutura mishi në lëndinë brokolish

Ushqime

Flutura mishi në lëndinë brokolish

Më: 23 mars 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Me fëmijët, je gjithnjë në luftë për t’I bërë të konsumojnë perimet. MIshin, ose e hanë ose jo; shpesh, nuk ka rrugë të mesme. Më poshtë, po ju japim një ide se si mund t’i bëni t’I konsumojnë të dyja. Perimet, nuk do të ndihen prej konsistencës së patates, produkt ky I fundit që, pëlqehet pothuasje gjithmonë. Sado që, ata e kanë më të thjeshtë t’i hanë të skuqura. Rezultatet do të jenë më të kënaqshme nëse i përfshini fëmijët në procesin e gatimit. Pjata, mund të mos përgatitet sa hap e mbyll sytë por fundja, nesër e dielë është, a keni ndonjë plan më të bukur se të argëtoheni me ta?! Ah po, parashikimi i motit nuk është i mirë ;)

Përbërësit:
Fileto mishi sipas dëshirës
 Brokoli
Kungull të verdhë
Patate
Domate qershi
Lëng perimesh
Kripë, piper
Gjalpë
Vaj ulliri

Përgatitja:
Përgatisim së pari kremin e perimeve. Ziejmë patatet deri sa të zbuten mirë. I shtypim dhe i ndajmë në tre enë. Te njëra lëmë më shumë se gjysmën e sasisë ndërsa te të tjerat, ndajmë atë që mbetet. Ziejmë brokolin dhe e përziejmë me sasinë më të madhe të patateve.

I kalojmë në mikser ose i shtypim me pirun deri sa kremi të jetë njëjtësuar. Nga ana tjetër, kaurdisim në pak gjalpë pak kungull të verdhë, shtojmë pak ujë në mënyrë që edhe të ziejë dhe e bashkojmë me njërën nga patatet e masës së vogël. Të njëjtën gjë bëjmë me enën tjetër në të cilën shtojmë domate qershi të pastruara nga lëkura e të kaurdisura pak. Pra, kemi  tre masa me ngjyra të ndryshme.

Ndërkaq, në një tigan vendosim pak gjalpë, vaj ulliri dhe filetove të mishit, u vëmë në mes një kunjë dhëmbësh në mënyrë që kur ta heqim, të duket si flutur. Pjekim mirë nga të dyja anët dhe në fund, bëjmë shtrimin si në pjatë duke vënë të parën kremin e brokolit me ndihmën e një qeseje kuzhine që ndihmon në hapjen e saj. Provoni t’i  lini fëmijët të bëjnë diellin, lulet a ç’të zgjedhin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat