Si të përgatisim waffle?

Ushqime

Si të përgatisim waffle?

Më: 2 prill 2021 Në ora: 06:51
Ilustrim

Koha e përgatitjes së kësaj recete është 25 minuta.

Përmban:

379 kalori;

16.2 gramë yndyra;

47.6 karbohidrate;

10.2 gramë proteina;

113 miligramë kolesterol;

899 miligramë natrium.

Përbërësit:

2 tasa miell;

4 lugë të vogla sodë buke;

2 lugë sheqer të bardhë;

2 vezë;

1 filxhan e gjysmë qumësht të ngrohtë;

pak gjalpë të shkrirë;

1 lugë çaji vanilje.

Përgatitja:

Në një tas të thellë, përziejmë miellin, sodën e sheqerin dhe i lëmë mënjanë.

Në një tas më vete rrahim vezët. Shtojmë qumështin, gjalpin dhe vaniljen. E përziejmë edhe me miellin dhe e rrahim derisa të formohet masa e brumit.

E vendosim masën e përgatitur në tiganin e posaçëm dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë të artë.

Waffless mund të shoqërohen me një shurup, me pak fruta apo edhe akullore, mollë me kanellë, limon, krem çokollatë, portokall, boronica etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat