Mish mështjerre i pjekur

Ushqime

Mish mështjerre i pjekur

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

PËRËBËRËSIT:

• 2-3 kg. tul kofshe,
• 3 lugë vaj ulliri,
• 1 qepë e prerë në tetë pjesë,
• 1 spec i verdhë,
• 1 spec i kuq,
• 2 lugë pure domatesh,
• 200 gr. shampinjone,
• 10 ullinjë,
• 1 lugë niseshte, kripë.

PËR MARINIM:
• 1/2 lit. verë e kuqe,
• 3 lugë vaj ulliri,
• 2 thelpinjë hudhër,
• 2 fletë dafine,
• disa kokrra piperi të zi të shtypur pak
me lugë, sipas shijes disa kokrra kajranfili.

Lexoni edhe:

Bella dhe Irina ju lënë pa mend, defilojnë të zhveshura

Mishi vendoset në enë porcelani ose qelqi për t’u marinuar. Mbi mish vendosen një fetë dhjami i tymosur, një degëz rozmarini dhe lidhet me penjë. Hidhen vera, vaji, dafina, hudhra, piperi dhe karafili. Mishi zhytet nga të gjitha anët në marinadë dhe mbulohet e futet në frigorifer tërë natën. Në enë ku do të skuqet mishi, nxehet vaji. Mishi kriposet mirë, skuqet nga të gjitha anët, pastaj largohet nga yndyra. Në yndyrë hidhet qepa dhe specat e prerë. Fërgohen 2-3 min. pastaj shtohet marinada, purea e domateve, kripa dhe në mes vendoset mishi. Ena mbulohet dhe futet në furrë të nxrhtë me temp. 250 gradë C. Sa të filloj të vlojë lëngu, ulet temp. në 170 gradë C për t’u pjekur mishi afro 3 orë.

Gjysmë orë para përfundimit, shtohen kërpudhat dhe ullinjët. Mishi largohet dhe vendoset në pjatë të nxehtë. Niseshtja ulet me pak ujë dhe përzihet në lëng mishi gjersa të vlojë dhe të trashet. Mishi ritet në thela. Mbi hidhet pak nga salca e përgaditur, kurse pjesa tjetër shërbehet veçan. Shërbehet me patate të skuqura, oriz e tj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat