Perime të pjekura me salcë erëzash

Ushqime

Perime të pjekura me salcë erëzash

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Përbërësit:

• 100 g presh

• 100 g lulelakër

• 2 karota

• 4 rrepa

• 2 qepë të njoma

• 100 g lakër e bardhë

• vaj, kripë, piper

Përbërësit për salcën e erëzave:

• 1 tufë kopër

• 1 tufë majdanoz

• 20 ml vaj ulliri

• 20 ml uthull molle

• 30 g gjizë fshati

Përgatitja e salcës së erëzave:

Hedhim në blender të gjithë përbërësit dhe i grijmë derisa të bëhen krem.

Përgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Në një tavë ku kemi shtruar letër furre, hedhim perimet e prera, i marinojmë me vaj, kripë, piper dhe i pjekim për 10 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat