8 ushqimet që përmirësojnë funksionet e trurit

Ushqime

8 ushqimet që përmirësojnë funksionet e trurit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Nëse ushqeheni shëndetshëm do të ketë përfitime edhe shëndeti mendor. Jo vetëm mushkëritë, muskujt dhe zemra kërkojnë nutriente.

FARAT E KUNGULLIT

Zinku është një mineral i rëndësishëm për shkathtësinë e të menduarit. Nëse hani farat të kungullit është mënyra më e mirë që t'i përmbushni nevojat ditore me zink.

ARRAT

Arrat janë të pasura me vitamina E, madje më së shumti në krahasim me frutat me lëvore të fortë. Vitamina E ndihmon në përmirësimin e trurit te të rriturit për 10 për qind dhe konsiderohet si mbrojtës i trurit.

DOMATET

Faktet pohojnë se likopeni, një antioksidues prezent në domate, mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet që mund të shkaktohet nga radikalët e lirë. Ky dëmtim i qelizave shkakton demencën dhe Alzheimer-in.

KAKAO

Çokollatat e zeza është vërtetuar se përmirësojnë aftësitë kognitive dhe kujtesën vizuale. Shkencëtarët e shëndetësisë kanë theksuar se kjo meritë u takon flavonoideve që gjenden në kakao, të cilat forcojnë funksionin e enëve të gjakut.

PESHKU I YNDYRSHËM

Aminoacidet omega-3 i hasim te peshqit e yndyrshëm. Dihet se këto aminoacide janë të dobishme për funksionimin e trurit. Burim i mirë janë salmoni, harenga, sardelet.

DRITHËRAT

Dihet se drithërat ngadalësojnë shkrirjen e fibrave, që ndihmon në ekuilibrin e sheqerit në gjak. Nëse hani fibra ju mundëson të mësoni më gjatë dhe të shmangni vuajtjet nga rënia e energjisë së trurit.

ÇAJI I GJELBËR

Ekspertët pajtohen se çaji i gjelbër rrit funksionimet e trurit. Kjo ndodh shkaku i katehinës dhe teaninës, dy substanca që i hasim në çajin e gjelbër. Katehina ka efektin e një antioksiduesi, ndërsa që teanina është një aminoacid që stimulon trurit të përqendrohet.

BROKOLI

Brokoli është e vërshuar nga vitamina K. Vitamina K njihet se e forcon fuqinë e trurit, si dhe përmirëson në masë të madhe aftësitë e tij kognitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat