Petë e mbushura me djathë të pjekura në furrë – Receta e shijshme

Ushqime

Petë e mbushura me djathë të pjekura në furrë – Receta e shijshme

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Recetat e thjeshta janë gjithmonë një zgjidhje kur duhet të përgatisni diçka të shpejtë.

Duke iu përmbajtur sa më shumë nevojave të lexuesve tanë, sot ju sjellim një kombinim të lehtë që mund ta provoni edhe ju.

Me shumë pak përbërës ju do të mund të krijoni një pjatë të shijshme e cila do të kënaqë të gjithë pjesëtarët e familjes suaj.

Duke e shoqëruar me sallatë me perime të freskëta ju do të shtoni vlerat ushqyese për vaktin tuaj.

Përbërësit për petat

400g miell

10g kripë

250ml ujë

40ml vaj ulliri

Përbërësit për mbushjen

30ml vaj ulliri

200g djathë

300g gjizë

Piper i zi

Përgatitja

Si fillim përgatisni brumin për petat që do të mbushni më vonë.

Në një tas të vogël përzieni ujin në temperaturë ambienti me vajin dhe kripën.

Përziejeni lehtë derisa kokrrizat e kripës të jenë tretur e më pas nisni të shtoni miellin.

Miellin ta sitni pasi kështu do të krijoni një brumë më të butë.

Shtojeni miellin pak e nga pak ndërkohë që punoni brumin, sipërfaqja e tij duhet të jetë e lëmuar dhe e njëtrajtshme.

Pasi të keni mbaruar me punimin e brumit, mbështilleni atë me qese kuzhine dhe futeni për të paktën 2 orë në frigorifer.

Kur të ketë kaluar koha e nevojitur ndajeni brumin në dy pjesë dhe nisni të hapni petët.

Lyeni një tavë me vaj ulliri dhe shtroni aty petën e parë që përgatitët.

Tani në një tas tjetër thërrmoni djathin e bardhë dhe përziejeni atë me gjizën dhe me pak piper të zi dhe vaj ulliri.

Hapeni mbushjen mbi petë dhe mbulojeni me petën tjetër.

Në fund ju mbetet vetëm që ta lyeni petën me vaj ulliri në sipërfaqen e saj dhe ta spërkatni lehtë me pak kripë.

Kjo metodë do të krijojë një petë krokante dhe të shijshme.

Piqeni petën e mbushur me djathë në furrë të ngrohur me 250 gradë për të paktën 15 minuta.

Pasi sipërfaqja e petës të jetë forcuar dhe të ketë marrë një ngjyrë të artë, uleni pak temperaturën dhe lëreni të piqet edhe për 8-10 minuta

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat