Supa e shpejtë me pulë dhe miell misri – Receta e shijshme

Ushqime

Supa e shpejtë me pulë dhe miell misri – Receta e shijshme

Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Supa ideale për shëndet të mirë.

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës.

Për 4-5 persona duhen

500 gr mish pule i ndarë në copa të vogla

4 lugë gjelle miell misri

2 lugë gjelle gjalpë

1 lugë gjelle vaj ulliri

3 thelpinj hudhra

Kripë

Piper i zi

Piper i kuq

1 gjethe dafinë (sipas preferencës)

Përgatitja

Si fillim, pastroni me ujë të rrjedhshëm copat e mishit të pulës dhe më pas vendosini në një tenxhere ku keni hedhur pak vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët.

Kaurdisni për 1-2 minuta nga të dyja anët, shtoni kripë dhe mbulojini mirë me ujë.

Lërini të ziejnë derisa mishi i pulës të jetë zbutur.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, i largojmë thelat nga tenxherja dhe i lëmë mënjanë.

Ndërkohë në një tenxhere tjetër shtojmë vajin e ullirit dhe hedhim miellin e misrit. Me një lugë druri e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të artë.

Tek mielli i misrit shtojmë pak nga pak lëngun e mishit të pulës dhe e përziejmë vazhdimisht, që të mos krijohen kokrriza.

Shtoni masën e lëngut të pulës dhe ta përzieni mirë derisa masa të njëtrajtësohet me lëngun.

Më pas, mishin e pulës e shtojmë tek tenxherja ku kemi lëngun e pulës me miellin e misrit.

Shtojmë dhe piperin e zi dhe të kuq dhe 3 thelpinj hudhra të shtypura sipas dëshirës, dhe e lëmë që të vlojë në zjarr mesatar.

Nëse preferoni, për më shumë aromë mund të shtoni edhe një gjethe dafine.

Kjo supë duhet të jetë pak më e plotë dhe jo shumë e lëngshme, dhe nëse shohim që kemi shtuar shumë nga lëngu i mishit të pulës, mund të shtoni fare lehtë një lugë gjelle me pure patatesh.

Pasi të jetë zierë, e heqim tenxheren nga zjarri dhe e ndajmë nëpër pjata të thella, dhe para se ta shërbejmë shtojmë sipas preferencës pak majdanoz të freskët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat