Gjithë llojet e ushqimeve që po ju shkatërrojnë mishrat e dhëmbëve

Ushqime

Gjithë llojet e ushqimeve që po ju shkatërrojnë mishrat e dhëmbëve

Më: 4 maj 2021 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Shpesh i kushtojmë rëndësi dhëmbëve duke lënë pas dore mishrat, që janë po aq të rëndësishëm për shëndetin oral. E dini se ka një sërë ushqimesh që nëse konsumohen shumë shpesh, i lëndojnë ato vazhdimisht duke çuar madje edhe në sëmundjen e mishrave të dhëmbëve.

Në përgjithësi, ushqimet që dëmtojnë dhëmbët dëmtojnë gjithashtu mishrat e dhëmbëve. Cila duhet të rralloni?

Pijet me soda

Nuk është ndonjë çudi që pijet me soda dëmtojnë dhëmbët dhe mishrat, për shkak të nivelit të lartë të sheqerit dhe aciditetit. Acidi është, si ta themi…acid, ndaj shkatërron smaltin e dhëmbëve duke lejuar zhvillimin e bakterieve, të cilat gjithashtu e dashurojnë sheqerin.

Lëngu i frutave

Është shumë i shëndetshëm për trupin, por nuk është shumë i mirë për shëndetin oral. Ka sheqer dhe gjithashtu, si në rastin e lëngjeve të agrumeve, shumë përmbajtje acidi.

Karamelet (veçanërisht ato të butat)

Sheqer i pastër; sigurisht që është i keq si për dhëmbët ashtu edhe për mishrat. Por më shkatërrueset janë karamelet e buta, të cilat ngjiten pas dhëmbëve duke nxitur rritjen e baktereve.

Frutat e thata

Ja ku arritëm tek zona e të preferuarave. Ky ushqim i shijshëm dhe i shëndetshëm ,nëse konsumohet në sasinë e duhur, ngjitet ose mbetet mes dhëmbëve dhe është shumë i vështirë për t’u tretur në gojë. Nuk keni pse të hiqni dorë prej tyre, thjesht tregohuni të kujdesshëm për t’i pastruar.

Domatet

Siç e dini, domatja përmban shumë acid. Pasi e hamë na djeg edhe lëkura rreth gojës, imagjinoni ç’bëhet me mishrat. Ndaj nuk është mirë të konsumohet si frut, por si pjesë e vaktit, në sallatë ose supë.

Buka e bardhë dhe të tjera karbohidrate

Karbohidratet kanë vetinë e të kthyerit në sheqer. Përveç kësaj, ndërsa i përtypim, këto ushqime mbeten nëpër dhëmbë, duke shtruar një banket për bakteriet.

Kokoshkat

Janë të shijshme, por e keni vënë re sesi mbeten nëpër dhëmbë. Gjithashtu, njihen raste ekstreme të cipës së kokoshkës, që pasi ka hyrë brenda mishit, ka shkaktuar një infeksion të atillë saqë pacienti ka humbur dhëmbët.

Alkooli

Na vjen keq, na vjen me të vërtetë keq. Sheqer, acid, dhe sikur të mos mjaftonin këto, alkooli shkakton tharjen e gojës, duke pakësuar mukozën, e cila mbron smaltin e dhëmbëve dhe mishërat.

Kafeja dhe të tjera pije me kafeinë

Si në rastin e alkoolit, edhe kafeja shkakton pakësimin e pështymës duke shkaktuar tharjen e gojës, çka i ekspozon mishrat ndaj mikrobeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat