Ushqimet që jua zvogëlojnë apetitin

Ushqime

Ushqimet që jua zvogëlojnë apetitin

Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

1. ARRAT

Përpos që përmbajnë yndyra të shëndetshme, arrat dhe disa pemë të tjera me gëzhojë janë plot proteina dhe fibra, të cilat e lirojnë energjinë ngadalë në organizëm, gjë që na mban të ngopur për një kohë më të gjatë. Sipas disa studimeve, arrat e pishave po ashtu përmbajnë edhe një acid unik yndyror, të quajtur acidi pinolenik, i cili zvogëlon sinjalet e urisë në organizëm.

2. ÇOKOLLATA E ZEZË

Në një studim të vitit 2010, ishte parë se gratë që hanë, apo edhe vetëm i marrin erë çokollatës së zezë, kishin zvogëlim të apetitit dhe rënie të nivelit të hormonit të urisë, të quajtur ghrelin. Çokollata e zezë është një opsion shumë më i mirë sesa çokollata me qumësht, e cila është e mbushur me kalori dhe sheqer.

3. PERIMET ME GJETHE TË GJELBRA

Perimet e gjelbra me fletë, sikur që janë lakra jeshile dhe spinaqi, përmbajnë membrana të ngjashme me qeskat, të cilat quhen tilakoide, e të cilat sipas shkencëtarëve suedezë nga Universiteti në Lund, e zvogëlojnë ndjenjën e urisë.

4. FASULET

Fasulet janë një burim i mrekullueshëm i proteinave që treten ngadalë dhe që janë tejet të gjithanshme. Të mbushura me fibra dhe me një indeks të ulët glikemik, fasulet nuk shkaktojnë rritje të shpejtë të sheqerit në gjak, prandaj nuk shkaktojnë as uri, me rastin e rënies së shpejtë të sheqerit.

5. MOLLËT

Antioksiduesi pektinë është gjetur në sasi të mëdha në mollë. Përpos që rregullon tretjen, ai zvogëlon edhe sasinë e sheqerit dhe kalorive që absorbohen në gjak pas çdo shujte. Kjo parandalon rënien e sheqerit, e cila shpesh na bën që të hamë edhe më shumë ushqim.

6. KUMBULLAT

Në një studim të vitit 2009 të bërë në Universitetin shtetëror në San Diego, shkencëtarët sugjeronin se një kumbull më me sukses e largon urinë, sesa një biskotë. Kumbullat e terura mendohet se e ulin nivelin hormoneve që shkaktojnë urinë, duke ua larguar kështu edhe ndjenjën e urisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat