Kremsupa me brokoli

Ushqime

Kremsupa me brokoli

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të mposhtur virozat e stinës.  

E lehtë dhe shumë e shëndetshme, supa me brokoli është receta më e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe mendjen e mprehtë. Kjo supë është një alternativë shumë e mirë për të mposhtur virozat e stinës.

Vlerat ushqimore të saj, e bëjnë brokolin një nga perimet e gjelbra më të shëndetshme në botë. Bëhet fjalë për një perime miqësore me stomakun, të lirë në çmim por shumë të pasur në vlera dhe shije.

Përbërësit

500 gr brokoli

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 thelpinj hudhre ose 1 kokërr qepë

2 patate mesatare ose 1 shkop mesatar selino

Nenexhik

Borzilok

800 ml lëng i nxehtë pule ose perimesh

Kripë

Përgatitja

Në një tas të vogël ku kemi hedhur tre lugë vaj ulliri hedhim hudhrën të cilën e kemi grirë shumë imët në mënyrë që të përftohet aroma e saj. Ndërkohë nisim përgatitjen e supës. Pastrojmë patatet dhe brokolit.

Patetet i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël ndërsa ndajmë brokolin në degë të vogla.

Në një tenxhere hedhim një lugë gjelle vaj ulliri e vendosim dhe zjarr dhe më pas shtojmë brokolit dhe patatet, bashkë me gjethet e metnes dhe borzilokut, i kaurdisim të gjitha bashkë për 3 minuta,

Më pas, shtojmë lëngun e nxehtë të pulës ose perimeve dhe i lëmë të zjejnë bashkë përreth 30 minuta.

I heqim nga zjarri dhe i fusim në mikser derisa të jetë përftuar një masë kremoze e supës. Më pas tenxheren e vendosim edhe për disa minuta të tjera në zjarr ndërkohë që hedhim kripën dhe piperin. E trazojmë dhe pas 10 minutash e heqim nga zjarri.

E hedhim në tasat e servirjes së supës, i spërkasim sipas dëshirës me piper të zi, vaj ulliri ose hudhër të grirë imët dhe e shërbejmë të ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat