Provoni super flanin me 4 përbërës që të bëni krem karamel

Ushqime

Provoni super flanin me 4 përbërës që të bëni krem karamel

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 6 vezë, 400 g qumësht i kondesuar, 500 ml pana dhe
100 g sheqer (per karamelin).

PËRGATITJA: Tresim sheqerin dhe e karamelizojme duke e tundur, e vendosim te ena që do të përdorim per flanin. Rrahim vezët me qumështin e kondesuar shumë mirë pastaj shtojmë panën, e përziejmë sa të bëhet një masë. E kullojmë me nje site mbi enen qe kemi vendosur karamelin.

E vendosim enen ne nje tave me uje te nxehte dhe e pjekim ne furre të parangrohur me 180 gradë për 1 orë.

Duhet mbuluar me letër alumini që mos piqet pjesa lart,une e kam pjekur pa letër dhe ka krijuar kore lart. E ftohim plotësisht dhe e kthejmë mbi pjatë, e zbukurojmë me fruta të freskëta dhe gjethe mente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat