Role me gjizë dhe djathë

Ushqime

Role me gjizë dhe djathë

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Perberesit:
2-3 kunguj jeshil (ne varesi te madhesise se taves)
250 gr gjize pa kripe (ose riccota)
100 gr djathe i bardhë lope
2 thelpinj hudhër

Pak djathe parmesan (opsionale)
Borzilok i fresket
Kripe, piper
Salcë domate ose domate të freskëta

Pregatitja
1. Kungujt e lare i presim per se gjati ne feta të holla. I spërkasim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper
3. Pregatisim mbushjen duke trazuar bashkë djathin, gjizen dhe borzilokun e grire holle dhe hudhrën e shtypur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. (Shtojme djath parmesan sipas dëshirës)

4. Në tavë shtrojmë një shtresë me salcë domate ose domate të freskëta të prera në copa
5. Marrim fetën e kungullit dhe e lyejmë me mbushjen e pregatitur. E shtrojmë në gjithë gjatësinë e kungullit, njësojë si lyhet feta e bukës. Më pas e mbledhim në formë roleje. I rradhisim ne tavë
6. I sperkasim siper me djath parmesan dhe kripe sipas deshires
7. I pjekim per 25 minuta ne temperature 200⁰C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat