Akullore me biskota oreo

Ushqime

Akullore me biskota oreo

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Kuba me kos e fruta pylli dhe akullore biskotë për të gjithë ata që u pëlqen ta shuajnë vapën me shije frutash nga më të larmishmet e të këndshmet. Më poshtë po ju sjellin recetën e akullores me biskota !

RECETA BAZË E AKULLORES

1 kuti qumësht panda 400 g
500 g pana e ftohtë nga frigoriferi

Përgatitja:
Me rrahësen elektrike të vezëve ose në robot, rrahim panën, jo shumë të ngrirë. Ulim shpejtësinë dhe shtojmë qumështin panda duke e rrjedhur pjesë-pjesë. Pasi ta kemi hedhur qumështin panda, rritim shpejtësinë dhe i rrahim derisa të përftojmë një masë si të ngrirë. E hedhim në një kuti me kapak që duron temperaturën e ngrirjes në frigorifer. Mund të përdorni kutitë e akulloreve që keni blerë më parë. E lëmë të pushojë në ngrirje për 7-8 orë.

AKULLORE ME BISKOTA OREO
7-8 biskota Oreo ose sipas dëshirës
Nxjerrim akulloren nga ngrirja dhe pas 10-15 minutash e përziejmë me copa biskotash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat