Për fëmijët vezët janë mëngjesi më i mirë

Ushqime

Për fëmijët vezët janë mëngjesi më i mirë

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Një ekip studiuesish amerikanë zbuluan se vezët janë mëngjesi më i plotë që mund t’u japim fëmijëve. Kërkimi u bë nga Universiteti i Pensilvanisë dhe studioi me kujdes 40 fëmijë të cilëve u dha për 3 javë tre mëngjes të ndryshëm: një me vezë, një me drithëra dhe një me tërshërë.

Fëmijëve iu kërkua të hanin mëngjesin e tyre të plotë çdo ditë dhe më pas të luanin me studiuesit para se të hanin drekën e tyre, ku ata do të hanin vetëm sa të donin.

Gjatë ditës, studiuesit i pyetën ata nëse ishin të uritur dhe sa ushqim do të hanin për momentin, në mënyrë që të zbulonin nëse ishin të ngopur apo jo.
Në fund të 3 javëve, studiuesit arritën në përfundimin se fëmijët që hëngrën vezë për mëngjes ishin më të ngopur gjatë ditës dhe më pas konsumuan rreth 70 kalori më pak se normalja. 70 kalori mund të korrespondojnë me një copë çokollate, por sipas studiuesve, është një sasi jo e vogël që mund të çojë në mbipesha te një fëmijë me konsum ditor.

Sidoqoftë, edhe pse vezët në mëngjes i shtynin fëmijët të hanin më pak gjatë drekës, kjo nuk do t’i pengonte ata të hanin normalisht apo edhe më shumë pas drekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat