Sheqerpare e shijshme

Ushqime

Sheqerpare e shijshme

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Për sheqerparen ka shumë receta edhe si gratë dibrane nuk i bëj dot, por ju them që shkrinin në gojë edhe aroma e gjalpit të skuqur ishte nam.

PËRBËRËSIT: 250 g gjalpë, 250 g miell, 3 të verdha veze, 1 vezë e plotë, kurse për sherbetin ju nevojiten 300 g sheqer dhe 200 ml ujë, lëng limoni edhe pak vanilje nëse ju pēlqen.

PËRGATITJA: Ka shumë mënyra për ta nisur punën si tretja e gjalpit, përzierja e gjalpit me miellin edhe pastaj vezët, por unë po ju shkruaj mënyrën time. Rrahim gjalpin e butë me vezët, një lugë sheqer dhe një majë gishtash me kripë. Shtojmë miellin edhe e punojmë me duar.

E ndajmë në 15 pjesë edhe i japim formë. I vendosim në tavë duke i shtypur lart një lajthi ose bajame. Në furrë të parangrohur me 200 gradë për 30-40 minuta. Ndërkohë bëjmë edhe sherbetin edhe ia hedhim kur janë të dyja të vakura ose sheqerparet e nxehta edhe sherbeti i ftohtë. I lini të ftohen plotësisht edhe vendosini te fresku që t’i shijoni për qejf.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat