Farat chia – përmbajnë lëndë të fuqishme ushqyese

Ushqime

Farat chia – përmbajnë lëndë të fuqishme ushqyese

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Pas hedhjes së shortit për kalendarin e sezonit të ri, Seria A ka miratuar edhe ditët e oraret fikse për dy javët e para të kampionatit, që do të startojë pikërisht të shtunën e 21 gushtit.

U takon kampionëve në fuqi

Farat chia janë fara të zeza  nga bima Salvia hispanica, e cila lidhet me menten.

Fara chia ishin një ushqim i rëndësishëm për aztekët dhe majat në kohët e lashta.  Ata i çmonin ato për aftësinë e tyre për të siguruar energji të qëndrueshme. Në të vërtetë, “chia” është fjala e lashtë e fisit maja për “forcën”.

Pavarësisht historisë së tyre të lashtë si një lëndë dietetike, farat chia u njohën si një superushqim modern vetëm kohët e fundit.

Në vitet e fundit, ato kanë shpërthyer në popullaritet dhe tani konsumohen nga njerëz të ndërgjegjshëm për shëndetin në gjithë botën.

Mos u mashtroni nga madhësia – këto farëra të imta përmbajnë një grusht të fuqishëm të lëndëve ushqyese.

Një sasi prej 28 gramë përmban:

Fibra: 11 gram.
Proteina: 4 gram.
Yndyrëra: 9 gram (5 prej të cilave janë omega-3s).
Kalcium: 18% e RDI.
Mangan: 30% e RDI.
Magnez: 30% e RDI.
Fosfor: 27% e RDI.

Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të mirë zinku, vitaminës B3 , kalium, vitaminë B1  dhe vitaminë B2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat