Mëngjes i freskët me shalqi dhe djathë

Ushqime

Mëngjes i freskët me shalqi dhe djathë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 06:48
Ilustrim

Shalqini është një nga frutat më të mirëpritur dhe të dashur të verës. Mënyra më e përhapur e shijimit të këtij fruti është ndarja në copa dhe servirja e ftohtë. Megjithatë, ka shumë mënyra të tjera dhe interesante për të shijuar këtë frut dhe përfituar vlerat e mrekullueshme të tij.

Shalqini është një frut i ëmbël dhe i pasur me vitaminat A dhe C. Si rrjedhojë, ai kombinohet shumë mirë si në shije dhe në vlera me djathin e dhisë dhe menten e freskët.

Sallata me shalqin dhe djathë të bardhë
Kjo recetë ju sugjeron më poshtë kërkon djathë dhie të vjetëruar që është pak i fortë dhe me një shije dhe aromë të ndezur e të veçantë. Por në mungesë të tij mund të përdorni edhe djathë të bardhë të llojeve të ndryshme.

Përbërësit
4 filxhanë me kubikë shalqini
Çerek filxhani me copa djathi dhie
Lëngu i një limoni jeshil

Udhëzimet
Këtë sallatë mund ta servirni në një pjatancë të posaçme ose në pjatë normale. Mjafton t’i hidhni të gjithë përbërësit në enën e përzgjedhur dhe t’i përzieni me kujdes që të mos prishet forma e kubikëve të shalqinit. Servireni të ftohtë.

Pse duhet të hani shalqi çdo ditë
Më poshtë mund të mësoni vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja.

Shëndeti i zemrës
Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje për gjymtyrët
Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Mbrojtja e lëkurës
Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti i syve
Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim
Sipas të dhënave, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.

Sheqeri në gjak
Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja
Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur. Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat