Tortë kërce me tërshërë dhe mjedra

Ushqime

Tortë kërce me tërshërë dhe mjedra

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Përbërësit për tavë 25 cm

150 g miell sipas deshirës : i bardhe, integral, thekër, etj.
150 g tërshëre e grire( jo pluhur)
150 g gjalpë në temp. ambienti
100 g sheqer
1 vezë
Një majë thike kripë
1 bustinë vanilie
1 lugë e vogël sode për ëmbëlsira
350 g miedra të freskëta

Përgatitja:
Në një tas përzieni me dorë gjithë përbërësit e thatë dhe më pas shtoni vezen. Brumi ka përbërje si thërrime.
-Shtrojmë në tavë te lyer më pare me gjalpë e miell pak më shumë se gjysma e brumit.

-Shperndajme miedrat dhe siper tyre thërrimet e brumit që na kanë mbetur.
-E pjekim për 40/45 minuta ne furrën e ngrohur më parë me 180 grade.
-Nuk del e ëmbël aspak dhe aciditeti i mjedrave i shkon shume.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat