Kek me kafe dhe arra

Ushqime

Kek me kafe dhe arra

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

 

Ky kek mund të shërbejë si bazë për ndërtimin e një torte. Mund të mbushet brenda me krem çokollate ose të shërbehet me mascarpone dhe arra kështu siç ka bërë Kokopisha. 

Përbërësit: 3 vezë, 1/2 gotë sheqer, 1/2 gotë miell, 1/2 lugë çaji pluhur për pjekje, 1 lugë kafe ekspres pluhur, 1 gotë me arra, të cilat i bluajmë imët, 1 grusht me arra të copëtuara, 250 g mascarpone dhe 1-2 lugë gjelle sheqer pluhur

Përgatitja: Rrahim vezët për 2 minuta, sa të shkumëzohen. Shtojmë sheqerin gradualisht dhe vazhdojmë ta rrahim masën deri sa sheqeri të tretet. Shtojmë miellin, kafen dhe pluhurin e pjekies duke e situr.

E përziejmë me ngadalë me anën e një spatule, në mënyrë që shkuma e vezëve dhe mielli të formojnë një masë të njëtrajtëshme. Shtojmë arrat e bluara dhe ato të copëtura dhe vazhdojmë e përziejmë masën. E kalojmë përzierjen në formën dhe e pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 180⁰C për 25 minuta.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat