Ky ushqim nuk përmban gluten dhe të mban të ngopur

Ushqime

Ky ushqim nuk përmban gluten dhe të mban të ngopur

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Quinoa konsiderohet si një alternativë për shumë drithëra, sepse nuk përmban gluten

Ka një indeks të ulët glikemie, është i pasur me proteina (100g quinoa përmbajnë 14g proteina), është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave dhe mineraleve.

Përbërësit:

– 200 g quinoa të kuqe;
– 1 karotë e vogël;
– 1 kungulleshë e vogël;
– 1 patëllxhan i vogël;
– gjysmë speci i kuq dhe i verdhë;
– 1 qepë;
– 2 domate;
– 50 g djathë feta;
– gjysmë tufe fletë majdanozi;
– 3 thelpinj hudhre;
– lëng i 2 limonëve;
– vaj ulliri;
– kripë;
– piper sipas shijes.

Përgatitja:

Vendosni të vlojë në një enë ujë dhe quinoa me kripë sa mund të kapni me gishta, ulni temperaturën dhe zieni për 10 minuta, fikni pllakën dhe lëreni të mbuluar në mënyrë që quinoa të thithë të gjithë ujin.

Shkundni përzierjen me një pirun. Pritini karotën dhe qepën në kube më të vegjël, kungullin e njomë dhe patëllxhanin në kube, specin në copëza dhe fërgoni të gjitha në një tigan me pak vaj ulliri.

Në një tenxhere më të thellë, bashkoni quinoan me perimet, shtoni domaten e prerë, hidhni lëng limoni, vaj ulliri, kripë, piper dhe gjethet e majdanozit të prera imët.

Përzieni të gjitha mirë dhe lëreni në frigorifer për disa orë për t’u bashkuar aromat.

Ju bëfshin mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat