Krelanë misri me spinaq

Ushqime

Krelanë misri me spinaq

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Tri vezë, tre filxhanë vaj, tre filxhanë kos, tre filxhanë qumësht, një pecivë (pluhur për pjekje), kripë, tre filxhanë miell misri, tre filxhanë miell gruri, gjysmë kile spinaq, një copë djathë.

Këshillë: Filxhanët të jenë të vegjël, të kafesë.

Përgatitja:

Së pari tunden vezët, pastaj ua hedhim kripën, vajin, qumështin, kosin, djathin, spinaqin, pecivën dhe tunden mirë. Ua hedhim pastaj miellin (të misrit dhe të grurit) dhe e përziejmë masën derisa të bëhet qull. Marrim një tepsi, e lyejmë me margarinë dhe e hedhim masën në tepsi duke e rrafshuar mirë. E fusim në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë për 30 minuta.

Ju bëftë mirë! 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat