Lazanja me kungull dhe salsiçe

Ushqime

Lazanja me kungull dhe salsiçe

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Petët e lazanjës mund t'i blini të gatshme ose t'i përgatisni vetë. Në këtë rast ju duhen: 250 g miell s’mola, 50 g miell 00 dhe 3 vezë. Procedurën e përgatitjes e gjeni në videon e mëposhtme. 

Mbushja: 

1 qepë e kuqe, 1 degë sherbelë, 2 salsiçe të freskëta të copëtuara
400 g kungull i verdhë i grirë, 2 gota qumësht, 1 kuti Philadelphia light, pak gjalpë, kripë, piper, 50 g gjalpë, 50 g miell, 500 ml qumësht ekstra për beshamelin.

Përgatitja:

 Në tigan kaurdisni qepën me salsiçen dhe sherbelën, shtoni kungullin edhe qumështin. Pasi ka zier edhe është zbutur kungulli, shtoni kremin e djathit. Shtroni beshamelin poshtë te tava, pastaj shtroni petë edhe salcën me kungull. Vazhdoni kështu për 3-4 shtresa edhe në fund e mbyllni me beshamel. Piqeni në furrë për 40 - 50 minuta me 180 gradë sa të marri ngjyrë lart. JU BËFTË MIRË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat