Ëmbëlsoni pasditen me Brigadeiros

Ushqime

Ëmbëlsoni pasditen me Brigadeiros

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Çokollatat “Brigadeiro” janë ndër ëmbëlsirat më të njohura në Brazil. Sot Papare i ka përgatitur posaçërisht për ju.

PËRBËRËSIT: 

350 ml qumësht i kondensuar, 50 g gjalpë dhe 2 lugë kakao e hidhur.

PËRGATITJA: 

Në një tenxhere që nuk ngjit hedhim qumështin e kondensuar, gjalpin dhe kakaon. I përziejmë vazhdimisht Me spatul kuzhine derisa masa të trashet. E vendosim në një pjatë dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Më pas, marrim nga pak me lugë të vogël dhe i japim formë sferike. Pas kësaj, i kalojmë në kakao pluhur ose në dekore sheqeri, sipas dëshirës, dhe i vendosim në mbajtëset prej letre. Çokollatat janë gati. E ku ka gjë më të ëmbël se qumështi dhe kakaoja për të bërë një dhuratë magjike për veten ose të dashurit tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat