Këto ushqime datojnë 2700 vite përpara

Ushqime

Këto ushqime datojnë 2700 vite përpara

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Evropianët e epokës së hekurit duket se kanë shijuar shumë ushqime që ende sot janë pjesë e tavolinave tona. Sipas një studimi të publikuar dhe të përkthyer nga CNN, djathi i mykur dhe birra janë konsumuar nga popujt europianë 2700 vite më parë.

Por nuk do ta besoni se nga cili studim ka publikuar këto rezultate. Sipas disa shkencëtarëve dhe arkeologëve, dietat ushqimore të europianëve të “lashtë” kanë dalë nga studimi dhe analizimi i fekaleve të njeriut.

Si rregull, fekalet e trupit të njeriut nuk kanë tendencë të zgjasin për 2 mijë vite, por atom und t’i rezistojnë kohës në disa ambiente specifike si shpella me thatësirë, shkretëtira dhe habitate të ngrira.

Por në studimin e fekaleve të gjetura në minierat prehistorike të kripës në zonën e Trashëgimisë Botërore Hallstatt-Dachstein të UNESCO-s në Austrinë perëndimore, ekipi zbuloi disa prova “befasuese”: praninë e dy specieve kërpudhore të përdorura në prodhimin e djathit të mykur dhe birrës në mostrat historike.

Përqendrimet e larta të kripës dhe temperatura konstante vjetore prej rreth 8 gradë Celsius brenda minierës i ruajtën mirë mostrat dhe studiuesit thonë se gjetjet e tyre tregojnë dëshminë e parë molekulare për konsumin e djathit të mykur dhe birrës në Evropën e Epokës së Hekurit.

“Ne ishim në gjendje të tregonim se ushqimet e fermentuara kanë një rol të rëndësishëm në historinë njerëzore për një kohë të gjatë,” tha autori i studimit Kerstin Koëarik, një arkeolog në Muzeun e Historisë Natyrore të Vjenës, për CNN përmes postës elektronike.

“Praktikat e kuzhinës ishin të sofistikuara, duke u mbështetur në teknikat komplekse të përpunimit të ushqimit, të tilla si fermentimi dhe me shumë mundësi duke synuar jo vetëm ruajtjen e ushqimit, por edhe arritjen e një shije specifike,” shtoi ajo.

“Përmes studimit tonë ne i kemi shtuar historisë së gjatë të djathit dhe produkteve të qumështit, duke demonstruar se djathi blu ishte prodhuar tashmë në Evropën e Epokës së Hekurit gati 2,700 vjet më parë,” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat