Ushqimet që duhet të shmangni nëse doni të bëni një gjumë cilësor

Ushqime

Ushqimet që duhet të shmangni nëse doni të bëni një gjumë cilësor

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 22:09
Ilustrim

Sistemi tretës ngadalësohet gjatë natës. Kjo do të thotë që nëse shtriheni me bark, me siguri do të përjetoni dispepsi gjatë gjithë natës, gjë që mund t’ju ​​mbajë zgjuar. Në fakt, kjo është veçanërisht problematike për njerëzit me sëmundje refluksi gastroezofageal.

Nëse ushqimi nuk ka kohë të kalojë nga stomaku në zorrët para gjumit, pacientët me këtë sëmundje mund të përjetojnë urth dhe simptoma të tjera, të tilla si kollitja.Ushqimi vonë natën gjithashtu mund të ndikojë negativisht në prodhimin e melatoninës, duke ndikuar tek gjumi.

Kafeina

Kafeina që gjendet në kafe, çaj dhe pije të ndryshme është një stimulues natyral. Kufizoni konsumin e kafesë në 2-3 filxhanë në ditë dhe shmangni kafenë pas orëve të para të pasdites, në mënyrë që të bini në gjumë më lehtë.

Alkooli

Alkooli gjithashtu ndikon negativisht në gjumë. Një gotë verë mund t’ju ​​bëjë të ndiheni të relaksuar dhe të përgjumur në fillim, por në fakt, iu lë pa gjumë.

Ushqimet e yndyrshme

Ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura jo vetëm që ngarkojnë trupin tuaj me kalori të panevojshme, por gjithashtu ngadalësojnë procesin e tretjes, e cila nga ana tjetër ju pengon të flini.

Sheqeri

Ju mund të mendoni se një ëmbëlsirë do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të bini në gjumë, por nëse konsumoni shumë sheqer, rritja e papritur e sheqerit në gjak do të ketë efektin e kundërt. Kështu që është mirë të qëndroni larg biskotave, ëmbëlsirave, akullores para se të flini.

Lëngjet

Shmangni pirjen e shumë lëngjeve (madje edhe shumë ujë) për të paktën 90 minuta para se të shkoni në shtrat, për të shmangur tualetin gjatë natës. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat