Kek me karrota dhe krem

Ushqime

Kek me karrota dhe krem

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Përbërësit:

4 kokrra vezë

200 gr sheqer (1 gotë)

1 pako sheqer vanilje

1 filxhan çaji vaj

300-350 gr miell

1 pako pluhur pjekës

1/2 lugë kafe sodë buke

Pak kripë

300 gr karrota

Rrush i thatë (opsionale)

Për kremin:
1 pako krem djathi (Philadelphia cheese)

50 gr gjalpë në temperaturë ambienti

2-3 lugë gjelle sheqer pluhur

1 luge gjelle ujë

¼ lugë çaji kanellë

Përgatitja:

Fillimisht grijmë karrotën në rende ose në grirësen e qepës. (E largojmë dhe e vendosim në një tas.) Në tasin me miell shtojmë pluhurin pjekës, sodë dhe pak kripë. Në një tas përziejmë 4 vezë të plota, shtojmë në të sheqerin vanilje, vajin, miellin, I përziejmë mirë dhe në fund shtojmë karrotat duke I përzierë sërish mirë.

Të gjithë masën e shtojmë në një tavë ku kemi vendosur fillimisht letër pjekje. Në fund nëse dëshironi mund të shtoni rrush të thatë.

E  vendosim tepsinë në furrë, në temperaturë 170 gradë Celsius, për 1 orë, pasi të pjeket dhe të ftohet ia hedhim kremin sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat