Virshlle vegane me pasta dhe speca në stilin italian

Ushqime

Virshlle vegane me pasta dhe speca në stilin italian

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Të qenurit vegan në vendin tonë është sfidë për shumë arsye. Mirëpo, ata që vendosin të hyjnë në rrugën vegane, ballafaqohen me disa vështirësi. Prandaj sjellim një recetë krejt ndryshe.

Por, pse zëvëndësues mishi? Pse veganët replikojnë ushqimet prej të cilave vet heqin dorë?

Veganët janë të prirur që të konsumojnë ushqim më të shëndetshëm, por janë ende të varur disi nga ushqimet e tyre të preferuara, shpesh receta me përbërje të mishit.

Në vendin tonë tashmë janë prezente produkte si virshlle dhe pleskavica vegane nga Grill House.

Më poshtë gjeni një recetë me virshllet vegane, tejet e shijshme dhe që do t’iu ofrojë ndjenjën e recetave të preferuara nga e kaluara… por kësaj radhe pa mish!

Pëbërësit:

2 gota me pastat e preferuara, të ziera

2 qepë të prera

Një spec i gjelbër i prerë fije fije

Një spec i kuq i prerë fije fije

Një pjatë me domate të prera

Gjysmë luge origano

Gjysmë luge basilikë

Gjysmë luge verë të kuqe (opsionale)

Salcë domatesh

Hudhër

Përgatitja: 60 minuta, për 6 persona

Përgatitni 2 gota nga pastat e preferuara dhe më pas i thani ato.

Preni qepët dhe specat fije fije.

Preni 2-3 virshlle në gjysmë.

Perimet i piqni në një tigan të madh, hidhni ujë që të mos ngjiten.

Hidhni pak hudhër.

Shtoni domatet dhe salcën e domateve.

Hidhni virshllet dhe pastat për t’i pjekur bashkë me perimet, për 4-5 minuta servoni përgatitjen tuaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat