Ushqimet që mbrojnë zemrën dhe zvogëlojnë rrezikun e vdekjes

Ushqime

Ushqimet që mbrojnë zemrën dhe zvogëlojnë rrezikun e vdekjes

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Marrja e lartë e acidit A-linolenik – i cili gjendet kryesisht në arra, fara dhe vajra vegjetale – shoqërohet me një rrezik më të ulët të vdekjes nga çdo shkak dhe veçanërisht nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, sipas një studimi të ri. ALA është një lloj acidi yndyror i pangopur omega-3 që gjendet në bimë të tilla si soja, arrat dhe farat e lirit.

Studiuesit zbuluan se marrja e lartë e ALA ishte e lidhur me një rrezik më të ulët nga të gjitha shkaqet, përkatësisht nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet koronare të zemrës.

Kjo barazohet me 113 më pak vdekje për 10,000 njerëz në vit nga të gjitha shkaqet, 33 më pak vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 23 më pak nga sëmundjet koronare të zemrës.

Shkencëtarët pohojnë se studimi shton provat për përfitimet e mundshme shëndetësore të acideve yndyrore të pangopura. Sidoqoftë, marrja më e lartë e ALA u shoqërua me një rrezik pak më të lartë të vdekjes nga kanceri, ekuivalente me 63 vdekje shtesë për nivele më të larta krahasuar me nivelet më të ulëta të marrjes së ALA.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat