Kek me bajame dhe mandarina

Ushqime

Kek me bajame dhe mandarina

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Përbërësit për tavë 24 cm:

7 mandarina bio, dy prej të cilave për zbukurim
● 125g gjalpë i butë në temperaturë ambienti
● 150g sheqer kaf
● 240g miell bajamesh ose bajame të bluara
● 100g miell integral (i zi)
● 3 vezë
● 1 bustinë sodë për ëmbëlsira

Për kremin sipër:

180g djathë Philadelphia
● 50g sheqer pluhur
● lëngu i ½ limoni
● 30g gjalpë i butë në temperaturë ambienti

Përgatitja: Ndezim furrën në 180°.

1. Mandarinat (5), të lara, pa i qëruar, i vëmë të ziejnë në një tenxhere me ujë të valuar për 10 minuta (i hedhim kur uji të ketë marrë valë).I kullojmë dhe i lëmë mënjanë të ftohen mirë. I presim mandarinat bashkë me lëkurën në copa dhe më pas i grijmë te grirësi i frutave sa të bëhen si pure. I lëmë mënjanë.

2. Me rrahësin elektrik rrahim vezët me sheqerin për 2 minuta sa të bëhen si krem. Shtojmë gjalpin pjesë-pjesë, miellin e bajameve, miellin dhe sodën e ëmbëlsirave nëpërmjet një site dhe së fundi purenë e mandarinave. I përziejmë mirëme spatul ose lugë druri.

3 . Hedhim brumin te tava e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim në furrë për 40 minuta me 180°, më pas e ulim temperaturën në 150° dhe vazhdojmë pjekjen edhe për 15-20 minuta të tjera. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër. Nëse është nevoja, mbulojeni nga fundi i pjekjes tortën me letër alumini që të mos digjet pasi koha e pjekjes është shumë e gjatë.

4 .Kur torta të jetë e vakët e heqim nga tava dhe e lëmë të ftohet plotësisht mbi një grilë.
Ndërkohë përgatisim kremin: Me rrahësin e vezëve me dorë, përziejmë djathin me sheqerin dhe gjalpin. Shtojmë më pas dalëngadalë lëngun e limonit derisa të kemi një masë si shkumë. E zbukurojmë tortën me kremin dhe sipër vëmë feta mandarinash të freskëta bashkë me lëkurë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat