Receta më e thjeshtë e tortës me peta

Ushqime

Receta më e thjeshtë e tortës me peta

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Përbërësit: 

3 pako biskota millefoglie ( unë preferoj ato të Matilde Vicenzi-t), 4 të verdha veze, 40 g miell, 120 g sheqer, 450 ml qumësht, 1 lugë çaji esencë vaniljeje dhe 200 g Mascarpone.

Përgatitja: 

Rrahim fillimisht të verdhat e vezëve. Shtojmë sipas radhës sheqerin, qumështin, miellin, vaniljen dhe i trazojmë. Më pas masën e vendosim në zjarr mesatar dhe e trazojmë pa u ndalur derisa mpikset në mënyrë që të mos formohen kokrriza. E heqim masën nga zjarri menjëherë sapo shohim flluskat e para dhe e hedhim në një tas. E mbulojmë me një qese që të mos zërë cipë dhe e lëmë të ftohet. Nëse kremi ka krijuar gjatë zierjes kokrriza, merrni një sitë të hollë dhe e trazoni nga sipër me rrahësen dhe poshtë të kullojë në një enë. Pasi kremi është ftohur e përziejmë me Mascarpone-n mirë dhe fillojmë shtrimin. Shtojmë pak nga kremi në tavë dhe vendosim biskotat. Më pas shtrojmë kremin dhe më pas biskotat. Tavën e mbuloni me qese dhe e vendosni në frigorifer të ftohet. JU BËFTË MIRË!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat