Ashure (grurë)me arra dhe kanellë

Ushqime

Ashure (grurë)me arra dhe kanellë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Përbërësit:

300 gr grurë për ashure

100 gr sheqer i bardhë

100 gr arra, lajthi,bajame (këto mund të jenë opsionale)

50 gr rrush i thatë

2 lugë të vogla kanellë

2 lugë niseshte

Pak kripë

Përgatitja

Si fillim, vendosni grurin në 2 litra ujë dhe lëreni të zihet për 2 orë në një zjarr të ngadaltë derisa gruri të zbutet tërësisht. Më pas shtoni sheqerin, një majë luge kripë, rrushin e thatë. Në një tas të vogël me ujë të nxehtë tretni 2-3 lugë niseshte, derisa të formohet një lëng i trashë dhe pa kokrriza. Hidheni në tenxheren me hashure dhe përziejeni fort me një lugë druri që lëngu i hashures të trashet dhe e lini dhe pak minuta në zjarr të ngadaltë. Pasi hashurja të jetë përfunduar, hidheni në tasa të vegjël qelqi dhe hidhini sipër pak kanellë dhe fruta të thata, si: arra, bajame, lajthi etj.  Lëreni të ftohet pak dhe futini tasat në frigorifer, pasi kjo ëmbëlsirë konsumohet e ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat