Tavë me patate dhe salsiçe të freskëta

Ushqime

Tavë me patate dhe salsiçe të freskëta

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 

4 salsiçe të freskëta, 1 kg patate, 1 qepë, hudhra, 1-2 speca, piper i kuq, salcë domatesh, rigon, vaj për gatim dhe kripë.

PËRGATITJA: 

Në tigan kaurdisim qepën dhe specat të prera hollë. E mbajmë tiganin me kapak që perimet të zbuten mirë. Shtojmë hudhrat, piperin e kuq, një lugë salcë dhe i përziejmë. Patatet e qëruara dhe të ndara në kubikë i shtojmë tek tigani dhe i kaurdisim disa minuta bashkë të gjitha. Shtojmë një gotë me ujë, i rregullojmë me kripë e piper dhe gjellën e hedhim tek tava ku kemi vendosur salsiçet e freskëta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat