Një krem fantastik për të mos çuar dëm agrumet të cilat i kemi me shumicë këtë stinë

Ushqime

Një krem fantastik për të mos çuar dëm agrumet të cilat i kemi me shumicë këtë stinë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

I mrekullueshëm për t'u shijuar ashtu siç është ose për t'u integtrura në ëmbëlsira: kremi i agrumeve është një mënyrë e mirë për t'i përdorur ato në këtë periudhë kur i kemi me shumicë.

Përbërësit

4 të verdha vezësh

120 gr sheqer kane

1 lugë gjelle miell

Gjysmë litri qumësht

Lëkura agrumesh (limon, portokall)

Përgatitja:

Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin.

Shtoni miellin dhe grini lëkurat e agrumeve në sasinë e dëshiruar.

Hidheni masën në një tenxhere, shtoni qumështin dhe sheqerin dhe lëreni në zjarr mesatar.

Lëreni derisa të ziejë duke e përzier gjithë kohës.

Pasi të ketë marrë valë, përizejeni edhe dy minuta derisa të trashet.

Mund ta përdorni edhe si bazë për një krostatë me fruta të freskëta ose në një ëmbëlsirë me bazë biskotash të thërrmuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat