Ëmbëlsirë vetëm me 3 përbërës, zgjidhja e shpejtë e së dielës

Ushqime

Ëmbëlsirë vetëm me 3 përbërës, zgjidhja e shpejtë e së dielës

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 17:20
Ilustrim

Ëmbëlsojeni fundjavën tuaj me këtë recetë të thjeshtë dhe shumë të shijshme. Do ju duhen vetëm tre përbërës, që me siguri i keni në shtëpinë tuaj. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:

300 gr çokollatë
150 gr gjalpë
15 biskota

Përgatitja:

Thyejini biskotat në copa të mëdha. Në një 'bain marie' shkrini çokollatën dhe gjalpin. Sapo të fillojnë të shkrijnë, përzjejini mirë, shtoni biskotat dhe përzieni sërish. Më pas vendosini në një enë dhe mbulojeni masën e krijuar me një letër.

Lëreni për rreth një orë në frigorifer dhe më pas prijeni në kuba të vegjël. Ruhet në frigorifer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat