Rosë me oriz në tavë

Ushqime

Rosë me oriz në tavë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 19:11
Rosë me oriz në tavë

Rosa me oriz në tavë është një traditë e vjetër shqiptare sidomos në zonat e Myzeqesë. 

Mishi i rosës preferohet të gatuhet me lëng në furrë. por edhe ky version i recetës është shumë i shijshëm, sidomos kur janë rosa fshati.

Përbërësit: 1 rosë fshati, 3 kokrra qepë, 2 kokrra domate, 1 lugë gjelle salcë domatesh, 300 g oriz, 600 ml ujë, vaj ulliri, pak gjalpë, pak piper i zi, kripë dhe majdanoz.

Përgatitja :  Lajmë rosën, e presim në thela të cilat i vendosim në tavën e lyer me vaj. Sipër thelat i spërkatim me pak kripë dhe gjalpë. Tavën me pjesët e prera të rosës e futim në furrë të nxehur në 220 °C derisa thelat e mishit të marrin një ngjyrë të artë. Ndërkohë presim qepën hollë julienne dhe e kaurdisim në tigan me vaj ulliri. Më pas shtojmë domatet dhe salcën duke i kaurdisur për 4-5 minuta.

Në tigan shtojmë masën e ujit derisa të vlojë, gjithashtu kripë dhe piper. Heqim tavën nga furra dhe hedhim lëngun e vluar, orizin duke e hapur në të gjithë tavën. Tavën me oriz e futim përsëri në furrë. Kur tava të fillojë të marri valë ja ulim pak temperaturën ne 180°C. Dhe kur orizi ta ketë thithur të gjithë ujin fikim sobën dhe tavën e lemë në furrë të fikur për 15-20 minuta. Rosë me oriz në tavë është gati, kur shërbehet në pjata sipër shtojmë pak majdanoz të grirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat