Tavë me kallamarë të mbushur

Ushqime

Tavë me kallamarë të mbushur

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Ajo që e bënë të veçantë këtë pjatë janë vlerat e pazëvendësueshme ushqimore, thjeshtësia e përgatitjes dhe shija.

Përbërësit: 8 copë kallamarë, 4 kokrra qepë, 4 kokrra domate, 1 lugë salcë, gjethe dafine, 2 thelpinj hudhër, pak majdanoz, verë e bardhë, fara pishe, vaj ulliri, kripë,piper dhe limon.

Përgatitja: Në fillim pastrojmë kallamarët duke ndarë më vete pjesën e trupit nga koka. Heqim të brendshmet dhe sytë. I lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm. Pjesën cilindrike e vendosim në një pjatë të kullojë dhe këmbët i presim në copa të vogla dhe i kaurdisim se bashku me farat e pishës dhe me pak vaj ulliri e 3 lugë me verë të bardhe për rreth 5-6 minuta. Grijmë qepën hollë, e kaurdisim pak me vaj ulliri dhe e kaurdisim derisa qepa të marri një zverdhje të lehtë. Më pas hedhim domatet e prera kubikë. I kaurdisim derisa domatja të mpikset dhe hedhim gjysmën e ujit me qëllim që masa të marri gjysmë zierje. Pasi e shohim që mbushja e ka thithur ujin e rregullojmë me kripë dhe piper dhe e heqim tiganin nga zjarri.

Marrim kallamarët një e nga një dhe hedhim ne brendësi nga mbushjet që përgatitem deri në gjysmë me anë të një luge duke i qepur me kunja druri (kunja dhëmbësh). I rreshtojmë kallamar
mbushur në tavën të lyer me vaj ulliri. Në një tigan kaurdisim një lugë salcë, pak kripë dhe hedhim pjesën tjetër të ujit. Pasi të vlojë uji, ia hedhim tavës me kallamar. E futim tavën me kallamar mbushur në furrë të nxehur më parë në temperaturën 220 gradë dhe e lemë për rreth 20-25 minuta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat